Flash News

E-TJERA

Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një 19-vjeçar

Sherri te rezidenca në Lundër, reagon policia: U plagos një

Policia e Tiranës ka reaguar me anë të një komunikate për mediat në lidhje me sherrin e dhunshëm të regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte brenda rezidencës së vilave “Long Hill” në zonën e Lundrës në Tiranë.

Autoritetet bëjnë me dije se si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me sende të forta shtetasi Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, ndërsa personat e përfshirë në konflikt janë ende të paidentifikuar.

Mediat raportojnë se personat e përfshirë në sherr janë anëtarë të fisit Fufi, teksa janë konfliktuar 4 persona me njëri-tjetrin.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.” – njoftojnë blutë e kryeqytetit.

Të fundit