Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Masakra mjedisore me dherat dhe inertet në Tiranë! Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit, institucionet?

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që dalin nga gropat e pallateve të reja që do të ndërtohen, të depozitoheshin në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Asokohe, administrohej nga koncensionari, Integradet Energy, me pronarët tashmë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Marrëveshja me koncensionarin do të nëshkruhej nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për zbatimin e saj do të angazhohej Policia Bashkiake, Drejtoria e Punëve Publike dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit Tiranë.
Sipas kësaj marrëveshje që asnjëherë nuk u bë transparente dhe madje në shkelje të ligjit nuk u kalua as në Këshillin Bashkiak, ndërtuesit ishin të detyruar të bënin marrëveshje me Landfillin e Sharrës, ose në të kundërt nuk do të pajiseshin me leje ndërtimi. Ajo që u mësua ishte se ndërtuesit do të detyroheshin ti paguanin inceneratorit inekzistent nga 5 euro deri në 10 euro metër kub, në varësi të klasifikimit të mbetjeve.Dhe për këtë Bashkia u kujdes që të vinte në dispozicion sruktërën e saj administrative dhe të bëntë të mundur që të gjitha paratë të shkonin tek Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe jo pak, por kemi të bëjmë me një aferë që shkon deri 60 milionë euro.
Por pasi skandali plasi dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do ta vendoste inceneratorin e Tiranës nën sekuestro për korrupsion gjërat ndryshuann. Administrimi i inceneratorit të Tiranës do të kalonte në duart e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila do të gjente në arkën e inceneratorit të Tiranës vetëm 40 mijë euro. Por kjo është një çështje tjetër. Pyetja është se çfarë do bëhej me dherat e gropave të hapura cep më cep Tiranës me një bum ndërtimesh të panjohur më përpara?
Sepse pasi AAPSK-ja do të merrte në administrim inceneratorin e Tiranës, ndërtuesit që më herët ishin detyruar të depozitonin dherat në landfill do të detyroheshin të kërkonin forma të tjera... Aspak të ligjshme. Ose thënë më qartë, hidh ku të mundesh. Duke shkaktuar një masakër mjedisore që konsumohet çdo ditë e çdo natë përpara syve të qytetarëve.
Si në Zallher, shumë pak kilometra nga qendra e Tiranës, aty ku kullat dhe luksi nuk e fshehin dot masakrën mjedisore që po shkaktohet. Ditë dhe natë pa ndërprerje, dhjetëra kamionë të ngarkuar me inerte nga gropat e pallateve dhe komplekseve të reja që ndërtohen në Tiranë, depozitohen këtu. Në shkelje të plotë të ligjit dhe pa u penguar nga askush.
Për tu siguruar mbi vërtetësinë e sa thamë më sipër, na u desh një vëzhgim disa ditor, duke parë nga afër atë që po i shkaktohet mjedisit...Dherat dhe inertet sillen këtu me kamiona dhe depozitohen pranë një fushe, duke shkatërruar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe shtratin e lumit i cili nuk është kursyer aspak nga kjo masakër... madje një pjesë e tij është shndërruar në përrua për shkak të ngushtimit nga dherat. Për të kuptuar ndryshimin, mjafton të shohim këto pamje të marra nga Google Earth pak vite më parë, të cilat dëshmojnë qartë se çfarë ka bërë dora e njeriut në kaq pak kohë.
E nëse mendoni se kjo masakër mjedisore nis dhe mbyllet në Zallher, e keni gabim… sepse fatkeqësisht ka akoma….Në Tufinë, pak kilometra larg ´´bazës´´së parë, është krijuar një tjetër vendepozitimi ilegal ku mijëra metër kub inerte shkarkohen çdo ditë. (Harta që tregon vendin) Fare ngjitur me varrezat, dhjetëra kamionë shkarkojnë të pashqetësuar nga askush dhe largohen qetësisht.
Ndërkohë tek Muraga, një zonë pak km larg qendërs, në të cilën kamionët me dhera dhe inerte bëjnë një vajtje ardhje thuajse të pandërprerë. Nga pamjet shihet qartë sasia shumë e madhe e materialit të shkarkuar, edhe këtu në shkelje të ligjit. E njëjta situatë është dhe në Mëzes, një zonë që pas ndërtimit të Unazës së Re ka marrë një hov zhvillimi, me pallate dhe komplekse të reja, që pas fasadave të bukura, fshehin shëmtinë që ka shkaktuar dora e njeriut. Grumbuj të mëdha inertesh, që shtohen çdo ditëfare pranë komplekseve të banimit. Ndërsa aty gjejmë dhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët në vend që të ishin në zbatim të ligjit, qëndronin të qetë përballë masakrës që ishte para syve të tyre.
Vijojmë më tej në Baldushk, ku inertet janë hedhur direkt në shtratin e lumit Erzen, duke devijuar rrjedhën normale të tij, por edhe duke shkaktuar edhe një dëm ekologjik për të gjithë zonën përreth. Ndërkohë situata nuk aspak më e mirë në Sharrë. Ndoshta edhe për shkak të distancës, atje shkarkohen dherat e nxjerra nga gropat e pallateve qeë pritet të ndërtohen në zonën pranë Digës së Liqenit Artificial. Që të jemi të qartë. Nuk bëhet fjalë për Landfillin e Sharrës, që ndodhet fare pranë, por për në shtratin e lumit dhe në tokën bujqësore.
Për disa netë, deri në orët e para të mëngjesit, kemi ndjekur kamionët që dalin nga shesh-ndërtimet e kullave të reja që po ndërtohen në këtë zonë. Itinerari është i përcaktuar, nga gropat e ndërtimeve drejt Sharrës, aty ku shkarkohen dhe nisen për të marrë ngarkesën e radhës. Një vajtje - ardhje e vazhdueshme në zemër të kryeqytetit, duke sfiduar ligjet e shtetit, ndërsa institucionet vendore duket qartë se kanë vendosur të mbyllin të dy sytë përballë kësaj masakre. Por nga vëzhgimi disa ditor që bëmë, kuptuam dicka. Kjo paligjshmëri po bëhet tepër e koordinuar mes të gjithë aktorëve të përfshirë. Pse e themi këtë?
Në çdo natë që me grupet tona të shpërndara në terren, ndoqëm kamionët e firmave të ndryshme, për çudinë tonë, të gjithë bashkoheshin në të njëjtën pikë të shkarkimit. Duke na dhënë idenë e qartë që ka një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Po autoritetet a janë në dijeni se çfarë bëhet me dherat dhe inertet që dalinm nga gropat e kullave të reja? Për këtë u nisëm të takojmë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Anuela ristani, e cila nuk dha asnjë përgjigje, përveçse krijoi një kordon policësh bashkiake, për të na penguar neve që ti bëjmë asaj një pyetje shumë të thjeshtë: Ku shkojnë dherat? Por dhe ne nuk u dorëzuam, kështu tentuam sërish, por më kot, zonja Ristani e kishte ndarë mendjen për të mos thënë asnjë fjalë. Kështu që mesazhin tonë, ia përcollën me megafon, me shpresën se këtë herë na ka dëgjuar.
Ndërkohë që u drejtuam dhe tek Inspektoriati Kombëtar I mbrojtjes së Territorit, I cili është treguar I verbër përballë masakrës mjedisore që po I bëhet Tiranës. Giovanni Falcone keshillonte hetuesit e rinj: Ndiqni paratë.
Të njëjtën këshillë do t’i jepnim edhe ne organeve ligjzbatuese: Ndiqni kamionët.
Gjithmonë nëse nuk jeni pjesë e marrëveshjes skandaloze që po shkatërron Tiranën. Syri tv
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38