Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia teksa punonte në Golem, ndërron jetë 62-vjeçari

Ra nga lartësia teksa punonte në Golem, ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Golem, ku një punëtor ndërtimi, rreth 62 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Sipas informacioneve paraprake, punëtori ka rënë nga një lartësi ndërsa po punonte në një kantier ndërtimi.

Fatkeqësisht, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit, pasi ka pësuar dëmtime të shumta dhe hemorragji të rëndë. Hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.

 

Të fundit