Flash News

Ditari i Maxhorancës

Mori 2.5 mln lekë ryshfet, GJKKO dënon me shërbim prove vëllain e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Mori 2.5 mln lekë ryshfet, GJKKO dënon me shërbim prove

INUV-it pranë Bashkisë Elbasan, Andri Mehja, për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Mehja u dënua fillimisht me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite burgim. Sërish, gjykata vendosi konvertimin e tij në 4 vite shërbim prove. Po ashtu, ndaj tij është dhënë edhe dënimi plotësues: ndalim për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

I njëjti vendim u dha edhe për ish-punonjësin tjetër të INUV Elbasan, Gentian Bako, i cili gjithashtu përfitoi gjykim të shkurtuar dhe dënimi prej 2 vitesh iu konvertua në 4 vite shërbim prove.

Rasti u denoncua për herë të parë nga emisioni investigativ “Stop”, ku u publikua skema korruptive që përfshinte Mehjan. Ai, përmes një sekseri, i kishte kërkuar një biznesmeni në Elbasan një shumë prej 2.5 milionë lekësh për të ulur një gjobë të vendosur për ndërtimin e një tende pa leje nga 17 milionë lekë në 5 milionë.

Pas publikimit të denoncimit në prill të vitit të kaluar, Mehja u shpall në kërkim dhe u arrestua gjashtë muaj më vonë, në tetor, në pikën kufitare të Kapshticës.

Andri Mehja është vëllai i Orel (alias Aurel) Mehjas, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ky i fundit u arrestua në mars të këtij viti për “kanosje për shkak të detyrës”, pasi kishte kërcënuar një efektiv policie.

Të fundit