Flash News

E-TJERA

Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë

Dhunoi punonjësen e OSHEE, shpallet në kërkim 38-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së premtes në kryeqytet, ku një punonjëse e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është dhunuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasin S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet se më datë 25 prill 2025, rreth orës 13:00, ka goditur me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, R. H., 37 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën “Artan Lenja”, ku punonjësja e OSHEE kishte shkuar për të kryer verifikime lidhur me sahatin e energjisë elektrike.

Si pasojë e dhunës, 37-vjeçarja ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe është në kërkim të autorit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit