Flash News

E-TJERA

Sot i jepet lamtumira Papa Françeskut, Shqipëria në zi kombëtare. ‘Spostohen’ axhendat elektorale

Sot i jepet lamtumira Papa Françeskut, Shqipëria në zi

Përcillet sot për në banesën e fundit, ati i shenjtë, kreu i kishës katolike Papa Françesku, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjecare. 

Për nder të tij, qeveria shqiptare ka shpallur sot ditë zie kombëtare, ndaj të gjitha institucionet flamujt janë ulur në gjysmështizë.

Kjo ditë ka ndikuar edhe në axhendat elektorale. Partia Socialsite ka shtyrë takimet që kishte parashikuar për të zhvilluar në qarkun e Fierit, kurse kreu i PD, Sali Berisha tha dje se do të vijojë me takimet e fushatës, por në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje. Po ashtu, në takime nuk  do të ketë muzikë.

Sakaq, sot Roma do të jetë në izolim pasi rreth 4 mijë efektivë policie do të punojnë për të garantuar sigurinë, përveç 4,000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.

Gjithashtu, janë 160 delegacione, përfshirë ato nga Italia dhe Argjentina, që do të marrin pjesë në funeralin solemn të Papës. 

Nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Të fundit