Flash News
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
I mori 50 mijë euro , 41-vjeçarja shantazhon të moshuarin me foto intime
Një 71-vjeçar nga Prishtina, tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se i kishte bërë partnerja e tij 41-vjeçare.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, ndërsa dyshohet se përmes shantazhit 41-vjeçarja ka përfituar edhe një shumë prej afro 50 mijë euro.
“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar shtetasja 41-vjeçare, e cila dyshohet se ka shantazhuar një shtetas se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arritur që të marrë nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Leonora Gashi.
Referuar burimeve nga Prokuroria e Prishtinës raportohet se gruaja e dyshuar dhe 71-vjeçari kanë pasur një raport të afërt, që dyshohet se e kanë mbajtur muaj më parë, por që më pas lidhja u ndërpre për shkak të shantazhit që 41-vjeçarja nisi të ushtrojë.
Nga raportimet mësohet se 41-vjeçarja ka detyruar 71-vjeçarin t’i japë shuma të mëdha parash, duke e shantazhuar se fotot intime do ia dërgonte familjarëve të tij.