Flash News

Kosova

Kosova hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Kosova hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur zyrtarisht sot, megjithëse partitë politike kanë zhvilluar tubime në të gjitha qytetet brenda dhe jashtë vendit që pas shpalljes së datës së zgjedhjeve verën e kaluar.

Më 9 shkurt, qytetarët do të votojnë për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, ku 28 subjekte politike garojnë me rreth 1300 kandidatë për 120 vende. E drejta e votës u takon mbi 2 milionë qytetarëve, përfshirë rreth 105 mijë votues të regjistruar nga diaspora.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova aplikon një zonë të vetme zgjedhore dhe lista të hapura, duke u dhënë votuesve mundësinë të zgjedhin subjektin e preferuar dhe deri në dhjetë kandidatë nga lista.

Fushata pritet të jetë dinamike, ndërsa partitë përpiqen të mobilizojnë elektoratin dhe të fitojnë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e ardhshme.

Të fundit