Flash News

Kosova

Kosovë/ Ndërpritet seanca, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb

Kosovë/ Ndërpritet seanca, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari

Edhe pse u zgjodh kryetari dhe 4 nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, procesi i konstituimit mbetet ende i paplotë.

Kjo pasi ngërçi vijon në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, me nëntë deputetë, këmbënguli në kandidaturën e Sllavko Simiq, i cili dështoi në tri raunde radhazi të votimit.

Pasi kjo parti refuzoi të propozonte emër tjetër, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha aktivizoi procedurën e shortit si masë për të zhbllokuar situatën.

Nga shorti dolën katër kandidatë: Verica Çeraniq, Stefan Kovaçeviq, Nenad Rashiq dhe Ljiljana Stefanoviq (e cila refuzoi të futet në votim). Asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi votat e nevojshme për t’u zgjedhur, çka bëri që seanca të shtyhet për të enjten.

Ndërkohë, Kuvendi ka zgjedhur katër nënkryetarë nga partitë kryesore shqiptare: Albulena Haxhiu (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK) dhe një nënkryetar nga komunitetet joshumicë joserbe me rotacion: Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.

Procesi pritet të vazhdojë të enjten, me përpjekje të reja për të zgjedhur edhe nënkryetarin nga komuniteti serb.

Të fundit