Flash News

Kosova

Kurti apel qytetarëve: Kapërceni paragjykimet dhe vaksinohuni!

Kurti apel qytetarëve: Kapërceni paragjykimet dhe vaksinohuni!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është drejtuar qytetarëve me një thirrje: për t’u vaksinuar. Përmes një videomesazhi, Kurti kërkon që qytetarët të kapërcejnë paragjykimet dhe të vaksinohen kundër Covid-19.

“Ata që kanë ende dyshime, ju bëj apel që për hir të shëndetit personal, të familjes dhe shoqërisë, t’i kapërcejnë paragjykimet për vaksinat”, ka thënë ai.

Kurti njoftoi sot se është tejkaluar administrimi i 1.6 milionë vaksinave, ku 64% e qytetarëve në Kosovë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa më shumë se gjysma, 56%, janë vaksinuar me dy doza.

 

Të fundit