Flash News

Kosova

Kurti: Shpreha protestën time në takimin me QUINT për heshtjen e KFOR-it

Kurti: Shpreha protestën time në takimin me QUINT për heshtjen e

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti foli situatën në veri të vendit dhe për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës në seancën e Kuvendit.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se në Kuvend ka ardhur nga takimi që ka pasur me ambasadorët e QUINT-it, përfaqësues diplomatik e zv.ambasadorë të shteteve të tjera, takim në të cilin Kurti ka thënë se u ka shprehur indinjatën e tij për mos reagimin e KFOR-it lidhur me rastin e policëve.

Tash kur po bëhen 30 orë nga rrëmbimi dhe ende nuk kidnapimi i tre policëve të Kosovës. Unë kam shprehur edhe protestën time për heshtje dhe mos reagimi e KFOR-it në takimin e mbajtur më herët me ambasadorët”, tha ai.

Kryeministri tha se ka kërkuar nga QUINT-i urgjentisht lirimin e efektivëve dhe reagimin ndërkombëtarë.

Deri tani, ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura.

 

 

 

 

Të fundit