Flash News

Kosova

Kurti: Vuçiç po strehon Radoiçiç, Borrell e Lajçak 'kyçin' gojën

Kurti: Vuçiç po strehon Radoiçiç, Borrell e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për strehimin e liderit të grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiç.

Në një deklaratë për “Politico.eu”, Kurti gjithashtu drejtoi gishtin nga diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Radoiçiç është i lirë dhe i strehuar në Serbi, i mbrojtur dhe financuar nga Serbia. Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil” tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se Beogradi nuk është për normalizim të raporteve. “Qasja e Beogradit nuk është për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,” tha Kurti.

 

 

 

Të fundit