Flash News

Kosova

“Mjekët shqiptarë kanë paga më të mira se në Kosovë”, deputeti i VV nxjer “blof” deklaratën e Ramës

“Mjekët shqiptarë kanë paga më të mira se në

Kryeministri Edi Rama kishte bërë me dije nga Kongresi i Shëndetësisë se nga muaji prillit, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë, do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu elozhet dhe tha se rrogat e mjekëve në Shqipëri janë më të larta se në Kosovë. Megjithatë kjo gjë është përgënjeshtruat nga Adnan Rrustemi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, ku nxjerr blof deklaratat e krymininistrit Rama.

Në të duket një grafik me pagat e mjekëve profesionistë në rajon dhe vendin e parë e mban Kosova me 1100 euro neto, kurse Shqipëria me 994.57 euro. Rrustemi citon se Kosova me ligjin për paga po del të jetë kryesuese në rajon në këtë aspekt.

POSTIMI: 

KM Rama tha sot që në Shqipëri rrogat e mjekëve janë më të larta se në Kosovë. Por, duket se nuk qëndron ashtu. Kosova me ligjin për paga po del të jetë prijëse në rajon.

Të fundit