Flash News

Kosova

Ndahet nga jeta motra e komandatit legjendar, Adem Jashari

Ndahet nga jeta motra e komandatit legjendar, Adem Jashari

Është ndarë nga jeta Hava Jashari Gashi, motra e komandatit legjendar Adem Jashari.

Lajmi është njoftuar nga djali i saj Hamëz Jashari në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

Të fundit