Flash News

Kosova

Ngërçi politik në Kosovë, apeli i Presidentes Osmani: Formoni një koalicion të shumicës parlamentare që çon vendin përpara

Ngërçi politik në Kosovë, apeli i Presidentes Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet.

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World” Osmani ka thënë se partitë politike duhet t’i lënë dallimet dhe ta vendosin interesin e vendit para.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar.

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, tha Osmani.

Të fundit