Flash News

Kosova

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, sulmohet ajo në Zveçan

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet Qendra për
Foto nga zyra e djegur

Është djegur gjatë natës Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, të cilin e ka cilësuar një akt kriminal me elemente terroriste.

Po ashtu, ai bën me dije se është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjet Qendra për

Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar ai.

Ministrit Sveçla ka thënë se këto veprime tregojnë se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishte prani të forcave speciale.

Dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, Jarinja dhe Bërnjaku, prej 6 ditësh tashmë janë të bllokuara nga serbët e Kosovës, për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare që të gjitha makinat me targa serbe, të pajisen me targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë.

 

Të fundit