Flash News

Kosova

Raportet e trazuara të Hashim Thaçit me Gjykatën Speciale, sot në bankën e të akuzuarve pesë vite pasi e votoi

Raportet e trazuara të Hashim Thaçit me Gjykatën Speciale, sot

Hashim Thaçi paraditen e së enjtes njoftoi zyrtarisht dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës.

Në fjalimin e tij të shkurtër, Thaçi tha se aktakuza ndja tij është konfirmuar dhe do të dalë para Gjykatës së Hagës lidhur me akuzat për krime lufte në Kosovë, ashtu siç edhe premtoi në qershor të këtij viti, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë njoftoi se kishte ngritur një aktakuzë me dhjetë pika në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë për një sërë krimesh lufte përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Njoftimi erdhi ndërsa Thaçi ishte rrugës për në Uashington për një takim që synonte të rifillonte negociatat midis Serbisë dhe ish-provincës së saj. Takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua ndërsa Thaçi u kthye në Kosovë.

Si u ngrit Gjykata Speciale

Gjykata u krijua për të gjykuar krimet e kohës së luftës dhe të pasluftës të dyshuara se janë kryer nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Ajo u krijua nën një presion të madh nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe që në fillim ka qenë shumë jopopullore midis shqiptarëve të Kosovës të cilët e shihnin atë si një sulm ndaj drejtësisë së luftës së UÇK-së.

Tre javë pasi deputetët e Kosovës miratuan krijimin e Dhomave të Specializuara, në gusht 2015 Thaçi deklaroi si ministër i jashtëm se “Nuk ka asnjë kosovar, përfshirë edhe mua, që do të rrinte duarkryq dhe do të lejonte që Gjykata Speciale të barazojë krimet genocidale të Sllobodan Millosheviçit, në emër të shtetit serb, me veprimet ndoshta të dëshpëruara të një individi nga një komunitet i shtypur të kryera gjatë ose pas luftës”.

Thaçi në fillim e quajti nismën “totalisht demokratike”, por më vonë paralajmëroi se gjykata “nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”, por nisma nuk rezultoi e suksesshme.

Siç shkruan DË, Thaçi vetë ishte ai që në vitin 2015 u bëri presion deputetëve të Kosovës që të miratonin ngritjen e Speciales, por vëzhgues në Kosovë besojnë se Thaçi kujtonte se kundër tij personalisht nuk do të kishte hetime. 

Hashim Thaçi ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u shpërbë në vitin 1999. Aktakuza ndër të tjera përfshin tortura dhe përndjekje, dhe bën fjalë për rreth 100 vrasje. Thaçi vetë i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe thotë se janë një përpjekje për të njollosur Luftën e Kosovës për liri. 

Të fundit