Flash News

Kosova

“S’mund të kemi kryetarë me Zoom”, Kurti tregon si refuzoi kërkesën e Escobar

“S’mund të kemi kryetarë me Zoom”, Kurti tregon si

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se si ia ka kundërshtuar kërkesën emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që kryetarët të mos i dërgojnë në objektet komunale të komunave veriore.

 “Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom [platformë e thirrjeve online], ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për prestigjiozen britanike ‘The Guardian’.

Kurti ka kritikuar edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

 “Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti.

“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”, shtoi ai më tej ai.

Të fundit