Flash News

Kosova

Studiuesja jep alarmin: Vuçiç njësoj si Putini, po përgatit hakmarrje ndaj Kosovës

Studiuesja jep alarmin: Vuçiç njësoj si Putini, po

“Ashtu siç Putini akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e vitit 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet '90”., kështu është shprehur studiuesja e njohur që operon në Shtetet e Bashkuara, Ivana Stradner, teksa zbërtheu fjalimin e Aleksandër Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, lëshon alarmin ekspertja e njohur e sigurisë.

Ndërsa, studiuesi europian, Jakub Bielamoëicz, vlerëson se presidenti serb shkoi plotësisht me një retorikë anti-perëndimore duke dënuan dominancën e kapitalizmit perëndimor.

“Ai fajësoi perëndimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe rrëzimin e Jugosllavisë, gjithashtu dhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999 që i hapën rrugën pavarësisë së Kosovës”, thekson eksperti europian.

https://www.linkedin.com/posts/albanian-diaspora-in-sweden-%F0%9F%87%A6%F0%9F%87%B1%F0%9F%87%B8%F0%9F%87%AA%F0%9F%87%AA%F0%9F%87%BA-2a7443152_ivana-stradner-the-expert-in-the-field-of-activity-7244773290043469825-l9S0?utm_source=share&utm_medium=member_desktop

Të fundit