Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja arrin në 22.48%

Zgjedhjet në Kosovë: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj për një mandat 4-vjeçar. Procesi zgjedhor po mbahet nën vëzhgimin e mbi 100 përfaqësuesve të Bashkimit Europian, të cilët monitorojnë nga afër për të garantuar standardet demokratike të votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime ka arritur në 22.48%, ku nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 442,986 zgjedhës.

Më herët, deri në orën 12:00, janë raportuar disa parregullsi të izoluara në procesin zgjedhor. Në 4% të vendvotimeve është hasur fenomeni i fotografimit të votës, ndërsa janë raportuar gjithashtu probleme me fshirjen e lehtë të ngjyrës matrikuluese nga gishti, duke ngritur shqetësime për mundësinë e votimit të dyfishtë.

Të fundit