Flash News

KRYESORE

KQZ shpall të pavlefshme një fletë votimi. Idrizi: Kujt i dhemb syri nga fjala e shkruajtur aty?

KQZ shpall të pavlefshme një fletë votimi. Idrizi: Kujt i dhemb

Teksa në KQZ po numërohen kutitë e kontestuara nga PDIU, ka reaguar edhe vetë kryetari i kësaj partie. Shpëtim Idrizi ka publikuar një foto të votës, ku shihet qartazi se është votuar për PDIU, por përkrah emrit të partisë, votuesi ka shkruar Margëlliç. Sipas Idrizit kjo votë nuk k apse të quhet e pavlefshme, pasi votuesi e ka shprehur vullnetin e tij.

Statusi i Shpëtim Idrizit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë. Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?!

Të fundit