Flash News

KRYESORE

“Krimi në Shqipëri është rritur”, Rama-deputetit të opozitës së re: Je zgjatimi falange, ministri Lleshaj nuk  është hetues

“Krimi në Shqipëri është rritur”, Rama-deputetit

Kryeministri Edi Rama duket se ka vijuar me interpelancën ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për kriminalitetin në vend, e iniciuar nga deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri.

Rama  e nisi fjalën e tij, duke e cilësuar deputetin një zgjatim i një falange që sipas tij ka vite që e ka marrë peng debatin publik, teksa i doli në krah ministrit të brendshem, Sander Lleshaj.

“Je zgjatimi i një falange që ka vite që e ka marrë peng debatin publik, kulturën e parlamentarizmin në vend, duke kriminalizuar dynjanë.

Politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit. Të bësh politikë me krimin do të thotë të mbështesësh krimin”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “sot po ndodh një proces reformimi rrënjësor në sistemin e drejtësisë, i ndërlikuar, me defektet e veta dhe po ndodh ndjekja këmba këmbës e aseteve kriminale”

“Flisni për shoferë, njerëz me kapele, ndërkohë këtu jemi parlamenti, nuk flitet kështu dhe nuk duhet të flitet kështu.

Doni s’doni ju ministri nuk është hetues, prokuror, apo ti tregojë policisë të kënqyrë kamera, policia është e pavarur.

Duhet ti respektoni e ti nderoni policët e shtetit. Ka 1 mijë gjëra për të përmirësuar, po s’mund të krahasojej me policinë e shtetit që ishte dje”, u shpreh Rama.

Të fundit