Flash News

KRYESORE

Kryemadhi thumbon sërish Ramën: Berisha mban vendin e parë, respekton marrëveshjet me korrektësi

Kryemadhi thumbon sërish Ramën: Berisha mban vendin e parë,

 “Me të mirat dhe të këqijat e tij për mua Berisha është njeri i ditur dhe njeri shumë korrekt sa i përket marrëveshjeve politike”, ka thënë Kryemadhi për Ermal Mamaqin, në ‘Xing me Ermalin’, kur pyetet se cili është politikani që ka më shumë respekt.

Më tej ajo shton se këtë e ka thënë dhe të tjerë.

“E kanë thënë dhe ambasador të huaj”.

Më tej Ermali i thotë se Monika në marrëveshjen Berisha-Rama, gatoi dhe shkoi shumë mirë. Ndërsa në dy marrëveshjet e jera ajo nuk ka gatuar dhe nuk kanë shkuar mirë gjërat.

Ermali: Kur u bë marrëveshja Berisha-Meta , ti gatove dhe shkoi shumë mirë . Meta-Rama, ti nuk gatove dhe gjërat nuk shkuan aq mire. Edhe në marrëveshjen e Pazarit të Ri gatoi lali Eri.

Si do shkojë ky muhabet ?

Monika: Prit se s`keni parë gjë akoma. (Thotë Monika me shaka).

Ndërkohë shton se po të kishte gatuar ajo, gjërat do ishin zgjidhur.

Të fundit