Flash News

KRYESORE

“Me kryeministër Ramën nuk ka ministra”, flet Dule: Merr vendime kur sheh vizione gjatë natës

“Me kryeministër Ramën nuk ka ministra”, flet Dule: Merr

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24, foli për negociatat Shqipëri-Greqi dhe për plotfuqishmërinë e Bushatit.

“Ishte procedurë që duhet ta shohim të shkëputur nga thelbi. Kjo qeveri improvizon, është pa vizion të qartë dhe shpesh gjendet e papërgatuitur për të përmbushur kriteret ligjore. Nuk kemi një politikë të qartë të jetë dialoguar, është teori e njohjes së gjithçkaje dhe bën gjithçka pa një përgatitje”, u shpreh Dule.

I pyetur më tej se përse zgjati Meta ditët për dhënien e plotfuqishmërisë së Bushatit, Dule u shpreh, se Presidenti “kërkonte plotësimin e të gjithë parametrave”.

Ndërsa sa i përket pozicionimit të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, Dule shtoi, “Më lejoni të jem i qartë në konceptet e mia, nuk ka në qeveri me kryeministër Ramën  ministra. Është koncepti i kryeministrit, i cili ka përzgjedhur me kushtet e tij dhe u ka imponuar mënyrën e të sjellurit. Dhe vazhdimisht vendos kur sheh vizione gjatë  natës”,  duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Rama.

 

 

Të fundit