Flash News

KRYESORE

Kryeministri i majtë i Spanjës kërkon heqjen e imunitetit për deputetët; Rama në Shqipëri nuk pranon vetting-un

Kryeministri i majtë i Spanjës kërkon heqjen e imunitetit

Qeveria socialiste e Spanjës i propozoi Parlamentit një reformë kushtetuese për t’i dhënë fund mbrojtjes ligjore që përfitojnë politikanët, gjyqtarët dhe familja mbretërore. Spanja është tronditur vitet e fundit nga skandale të shumta korrupsioni dhe kryeministri Pedro Sanchez kërkon heqjen e imunitetit për këto kategori në mënyrë që besimi te politika të rikthehet sërish.

”Qeveria do t’i propozojë Dhomës së Deputetëve një reformë të Kushtetutës për t’i dhënë fund këtyre mbrojtjeve. Qëllimi është që qytetarët të kenë sërish besim tek politika, ndërsa qeveria kërkon barazi midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre”, ka deklaruar Sanchez.

Një propozim i ngjashëm u bë vitin e kaluar edhe në Shqipëri nga kreu i opozitës Lulzim Basha, pas vendimit të mazhorancës së Edi Ramës për të mos lejuar heqjen e imunitetit për ish-deputetin Saimir Tahiri. Basha kërkoi propozimin e një amendamenti kushtetues që do i hiqte të gjithë deputetëve imunitetin, nismë që u la në heshtje nga qeveria dhe mazhoranca, si dhe u kundërshtua nga disa deputetë demokratë.

Por opozita ka bërë së fundmi një propozim të ngjashëm me vetting-un për politikanët. Edhe kjo nismë po kundërshtohet nga qeveria socialiste e Shqipërisë.

Të fundit