Flash News

KRYESORE

Dhunohet Sokol Mëngjesi, avokati i kryedemokratit Sali Berisha

Dhunohet Sokol Mëngjesi, avokati i kryedemokratit Sali Berisha

Sokol Mëngjesi, avokati i liderit të opozitës Sali Berisha, është dhunuar këtë mëngjes nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se gjendja e tij është stabilizuar.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.

Të fundit