
Flash News
U mbyt duke shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes turistike
Me simbolin e shqiponjës, Torino prezanton blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë

Alfred Lela
Kur kujton odisenë politike të PD nën Lulzim Bashën të dalin para syve, të ashpra, të përsëritura, zotëruese, përplasjet me Policinë e Shtetit, drejtorët e saj dhe ministrat e Brendshëm. Opozita, sidomos gjatë katër viteve të mandatit të dytë, ka qenë vazhdimisht në përballje dhe në përplasje me Policinë. Të gjitha i ka humbur.
Ndonjërën prej dhunës, ndotjetrën prej pavendosmërisë së lidershipit partiak, dhe ndoca prej teprimeve në protagonizëm strategu të ndonjë ministri, fjala që bie, Sandër Lleshajt.
PD e Bashës humbi me Policinë në protestat e njëpasnjëshme, sa te Kryeministria sa te selia e Kuvendit; humbi në oborrin e Teatrit Kombëtar; humbi në përbetimet se Fatmir Xhafaj ‘hyn në zyrë vetëm mbi trupat tanë’; humbi te Unaza e Madhe.
Sepsetë e këtyre humbjeve mund të jenë disa, por më e shndritshmja mbetet keqzgjedhja e përballjeve, pavendosmëria dhe hipokrizia e lidershipit.
Ndërsa për Bashën humbjet kanë qenë simbolike, pra një lloj turpërimi i gjeneralit në krye të një ushtrie që është rrahur, dhunuar, helmuar me gaz lotsjellës, apo arrestuar, është turma vetë, pra trupa e demokratëve, që e ka patur humbjen fizike. Kanë qenë ata që i janë përgjigjur thirrjeve të Bashës për betejë, që kanë marrë, siç thuhet, ‘bishtin e shkurtër’. Vetëm në protestat pas djegies së mandateve dhe para zgjedhjeve lokale, janë ndaluar 480 demokratë, 160 prej tyre me masën ‘arrest me burg’, 6 syresh të dënuar me 4 muaj, dhe shumë të tjerë ende me procese penale nëpër këmbë.
I vetmi organizim ku Policia është mundur nga protestat e njerëzve ka qenë rebelimi për taksën në Rrugën e Kombit. Kjo për arsye se atë protestë nuk e udhëhiqte Lulzim Basha dhe PD-ja. Sapo Basha dhe njerëzit e tij, përfshirë edhe ndonjë që sot është te Foltorja, ndërhynë, protesta u fashit dhe Policia fitoi sërish.
Të gjitha këto humbje, edhe pse të sikletshme, janë karamele para katastrofës që z. Basha dhe PD e tij pësuan të shtunën. Ndërkohë që Kuvendi i jashtëzakonshëm, thirrur nga Berisha dhe një pjesë e lidershipit demokrat, po u jepte fund punimeve në Air Albania, forca të shumta policore rrethuan selinë e Partisë Demokratike, ku gjendej kryetari i saj. Veç skuadrave të pozicionuara përreth selisë, makina të Policisë dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, në full gear u panë edhe në rrugët kryesore të Tiranës.
Fakti, apo fati, se kryetari i partisë më të madhe opozitare, i cili e ka mbajtur këtë forcë dhe anëtarët e saj në përplasje të vazhdueshme me Policinë gjatë katër viteve, ‘kërkon’ Policinë për t’u mbrojtur, bash nga anëtarët e partisë së vet, është një precedent i pashoq në histori. Një turp e marre, e faqja e zezë.
Simbolikisht, ky rrethim nga ‘armiku’ për të të mbrojtur nga ‘njerëzit e shtëpisë’ shënon mbylljen e rrethit të absurdit në stilin udhëheqës të Lulzim Bashës në krye të PD. Faktikisht, zbulon se Basha është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të pranojë çdo pakt, të futet në çdo mbrapshti për të ruajtur karrigen e vet.
Kur Belind Këlliçi, dhe më pas Berisha, bënë thirrje nga stadiumi, se nuk ka nevojë për prani policore te PD, se nuk do të sulmojë askush, ndoshta Basha është qetësuar. Duhet të kishte bërë të kundërtën. Deklarata e vetme që duhet të shpallte të shtunën do të duhej të ishte: u kërkoj forcave të rendit të mos provokojnë demokratët! Ne nuk jemi parti e dhunshme dhe as kemi nevojë për mbrojtjen e vasalëve të Edi Ramës.
Nuk e bëri. Demokratët e Kuvendit në stadium shkuan në punë të tyre, pasi kishin mbaruar punë, siç edhe Policia shkoi në kazermat e veta. Meqë nuk i turpëroi dot dje demokratët, me siguri pret të turpërohet nga shefat dhe të fortët, të cilët mu nën hundë u kalojnë me shpejtësi dhe ‘ngarkesa’, pasi ua kanë blerë shefat.
Por, kjo është Shqipëria, dhe ky është Luli me trimat e tij të fisit të Hotit.
Të fundit


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53