Flash News

KRYESORE

Rama si zbulues talentesh apo shpërblyes servilësh?

Rama si zbulues talentesh apo shpërblyes servilësh?

Në Partinë Socialiste është kthyer në traditë: kush lëvdon Ramën, siguron një karrige në qeveri.

Në jo pak raste, socialistët kanë folur me superlativ për kreun e tyre, madje gati gati e kanë profetizuar atë si “Zeus” apo si “Skënderbe”. Këto profeci që socialistët diktojnë nga euforia për të ngritur në piedestal kreun e tyre, është si një “çelës” që i hap rrugë karrierës së tyre në qeveri.

Në ndryshimet e fundit të bëra në kabinetin qeveritar, Rama kishte zgjedhur një emër që u njoh së fundmi nga shqiptarët. Ilva Gjuzi u bë e njohur pas deklaratës që ajo bëri në një studio televizive kur tha se “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet”.

4 vite më parë, Belinda Balluku u shpreh se “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin”.

Epo, siç duket kreu i socialistëve, ka një nuhatje të rrallë që talentet i pikas kur flasin për të me superlativa. Edhe Ilva Gjuzi është një “talent” i Rilindjes që Rama sapo e zbuloi, nuk nguroi ta bënte pjesë të qeverisë, duke e emëruar zv.ministre të Turizmit dhe Mjedisit.

Elisa Spiropali ka spikatur me deklaratën e saj për Ramën gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, kur e quajti atë “Skënderbe”. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti.

Edhe Milva Ikonomi nuk është kursyer me lavdet ndaj Ramës. Kohë më parë kur asokohe ishte ministre e Ekonomisë, i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Edona Bilali e çoi më tej profetizimin e Ramës. Në një deklaratë televizive të bërë disa vite më parë, ajo i dha titullin “Zeus”.

“Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do e perifrazoja nuk është akoma Zeusi por është në rrugën e duhur pasi përveç pjesës që ai ka në staf dhe në qeveri është edhe opozita me qëndrimet e ditëpasditshme është duke dhënë dhe ajo kontributin e vetë që me pas një Zeus i cili pastaj të kthehet edhe forma që qeveriset Shqipëria ndoshta në një kështu Monarki të mundshme”, tha Bilali./ K.T

Të fundit