Flash News

KRYESORE

Ktheu ligjin që ndëshkon mediat, reagon Meta: Nuk do dekretoj asnjë rregull që cënon të drejtat kushtetuese të njeriut

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kthimit për rishqyrtim në kuvend për ligjin që ndëshkon mediat.

Përmes një komenti në Facebook Meta shprehet se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cënon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

Meta po ashtu thotë se përkrah masat objektive që ndihmojnë në tejkalimin e pandemisë.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.

Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, shkruan Meta.

Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit.

Të fundit