Flash News

KRYESORE

Kthimi i ligjit të vetting-ut, Sandër Lleshaj: Meta përdori argumenta presidencial, jo ligjor

Kthimi i ligjit të vetting-ut, Sandër Lleshaj: Meta përdori

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se presidenti Ilir Meta ka përdorur ‘argumenta presidencial’, por jo ligjor sa i përket vendimit për të kthyer në Kuvend ligjin për vetting-un në polici.

Në emisionin ‘Repolitix’, Lleshaj tha: “Argumenta presidencal shumë interesantë, por jo ligjor. Po të shohësh aty, duket se shqetëismi kryesor është Qeveria, ndërkohë që Qeveria është institucioni përgjegjës për të analizuar vetting-un. Është një frymë që mbërrin në kufijtë e paarsyeshmes, pasi çdo gjë që vjen nga Qeveria konsiderohet problem.”

Lleshaj nuk pranoi pretendimin se me ligjin e ri është përjashtuar struktura e jashtme që do të kryente vetting-un, pasi, sipas tij, ajo është pjesë e procesit nga fillimi deri në fund.

“Struktura e jashtme merret me procesin nga fillimi në fund. Ligji parashikon që ngrihet një strukturë e jashtme për të bërë vetting-un e drejtuesve dhe më pas një pjesë e tyre që kalojnë procesin i bashkohen kësaj strukture që zgjerohet dhe bëjnë vetting-un e nivelit të mesëm. Kësaj strukturë të re që krijohet, i bashkohet edhe trupi i nivelit të mesëm dhe mbyllin të gjithë procesin. Në të gjithë këtë proces, ky komision i jashtëm është brenda tij. Pra, komisioni i jashtëm plus trupa që i bashkohet nga strukturat e brendshme”, tha ministri.

Sipas Lleshajt, me ligjin e vjetër të hartuar nga paraardhësi i tij, Fatmir Xhafaj, procesi i vetting-ut do të ishte i vdekur.

Më tej, Lleshaj shtoi: “Vetting do duhet të kishte çdo institucion. Është një proces i përheshëm. Ku ka një organizatë duhet që ajo të vetëpastrohet. Ky ligj që është bërë tani është në frymën e procesit që po ndodh në sistemin e drejtësisë dhe është në rrugën e duhur. Nëse duam të pastrojmë gjyqësorin, organi kryesor që ndihmon gjyqësorin në vendosjen e drejtësisë është policia, dhe deri këtu është në rregull.”

Të fundit