Flash News

KRYESORE

Kumbaro përballet me artistët: Teatri do të shembet. Derhemi: Kur të kaloni mbi trupat tanë

Kumbaro përballet me artistët: Teatri do të shembet. Derhemi: Kur

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është përballur ditën e djeshme është përballur me aktorët në emisionin “Top Show”.

 Kumbaro përball Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina, u shpreh e bindur se teatri do të shembet dhe në të njëjtin truall do të ndërtohet një tjetër më dinjitoz.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare”,- u shpreh ajo.

Ndërsa aktori Derhemi deklaroi se teatri do të shembej vetëm nëse do të kalohet mbi trupat e tyre.

“Ne do të dalim nga ai teatër kur të kaloni mbi trupat tanë”,- tha Derhemi.  

Të fundit