Flash News

KRYESORE

“Kundër riciklimit pa garë brenda partisë”, këshilltari i PD: Ata që e shohin politikën si pazar i përkasin ‘shkollës së vjetër’

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja thekson se në garën brenda partisë duhet t’u jepet më shumë hapësirë të rinjve dhe meritokracisë, brenda dhe jashtë vendit.

Duke iu referuar edhe shkrimit të anëtarit të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko një ditë më parë, i cili shkruante se ishte pro hapjes së kësaj partie, por kundër riciklimit të figurave të saj pa u zhvilluar garë brenda partisë, Kraja shkruan se duke ndjekur nga pas "ish-at", po largohet meritokracia dhe fryma rinore.

Roland Bejko ka te drejte, duke ndjekur nga pas "ish-at", por largojmë meritokracine e te rinjte jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga politika. Kontributi i gjithsecilit është mese i mirëpritur, por ne baze te nje angazhimi te sinqerte e jo "presionesh" indirekte. Çdokush te tregoje cfare ka bere e cfare kerkon te beje. Ata qe e shohin politiken si pazar e transaksion, jane përfaqësues te shkollës se vjetër; ata qe duan te ndërtojnë nje karriere politike mbi nje bilanc e nje vizion jane përfaqësuesit e shqiptareve te rinj. Une besoj qe PD, si partia e studenteve te dhjetorit, nuk mund te përqafojë veçse këtë te dyten”, shkruan Kraja në rrjetet sociale.

Pro hapjes si gjithmonë, por kundër riciklimit pa garë !

Të fundit