Flash News

KRYESORE

Kur do ta njohë Rusia-Kosovën? Lavrov: Prishtina nuk respekton detyrimet; Rama: As pala serbe

Kur do ta njohë Rusia-Kosovën? Lavrov: Prishtina nuk respekton

Kur do ta njohë Rusia pavarësinë e Kosovës. Ishte pyetja që iu drejtua ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën nën cilësinë e kreut të OSBE-së.

Ai tha se Rusia promovon dialogun Beograd-Prishtinë, por fajësoi këtë të fundit se refuzon të respektojë detyrimet dhe marrëveshjet.

“Ju po thoni nëse ka ndonjë datë kur Rusia njeh Kosovën? Duhet të ketë zbatim të asaj që bihet dakord, ka një rezolutë, që është miratuar e ka një sërë marrëveshjesh të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës dhe krijimi i saj do ishte hap para për t’i siguruar për respektimin e serbëve që jetojnë në Kosovë. Prishtina refuzon të respektojë detyrimet dhe ne do pranojmë çdo zgjidhje që arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës, ne e promovojnë dialogun. Kolegët tanë nga BE që kanë vendosur të jenë ndërmjetës dhe që kanë arritur disa rezultate, nuk kanë mundur të sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Këmbëngul se kjo do zgjidhet në bazë të marrëveshjeve”, tha Lavrov.

Pas tij, mori fjalën kryeministri Edi Rama i cili sqaroi se mes tyre ka patur diskutim rreth kësaj teme, por shtoi se në këtë pikë edhe pala serbe ka qenë ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet.

“Për këtë jemi shumë larg, pasi qëndrimi ynë është shumë i qartë. Është në të mirë të gjithkujt, edhe të Serbisë që të njohë Kosovën sic është dhe kjo nuk përjashton. Ne e kemi mbështetur dialogun, gjetjen e mirëkuptimit për realizimin e kësaj njohjeje por jo me parimin e gabuar se kjo njohje nuk ka ndodhur asnjëherë.

Është e vërtetë ajo që tha ministri që ka patur shumë aspekte të dialogut të materializuara në marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizimit. I shpjegova se duhet të rinisim procesin se besoj se palët e fajësojnë shumë njeri tjetrin si përherë, por nuk do ti hyj kësaj se pala serbe nuk ka përmbushur marrëveshjet se kjo nuk ndihmon.

Unë do t’i thoja ministrit opinionin tim se vullneti i njerëzve nuk mund të jetë me standardet të dyfishta kur bëhet fjalë për të njohur ose jo atë që vullneti i njerëzve sjell në jetë për popullatat.

Për popullatën shqiptare në Kosovë ata nuk e zgjidhën sundimin e një shteti që nuk e kishte zgjedhur për të qenë aty dhe nuk e shoh arsyen që të tjerët kanë të drejtën të kenë shtetet e tyre dhe Kosova të mos ta ketë”, tha Rama.

Më herët Rama tha se misioni i OSBE duhet të ketë akses të papenguar për të plotësuar misionin e vet., si dhe qartësoi qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejt.

“Rusia është pjesëmarrës kyç në zonat e konflikt. Unë besoj që Rusia mund të përdorë ndikimin e saj për të na çuar më pranë paqes, shpresoj fort që do ta bëjë këtë.

Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet. Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama.

Të fundit