Flash News

KRYESORE

Kur Rama vlerësonte Metën: Presidenti më i mirë që kemi pasur, nuk ka bërë asnjë gabim; a ka sërish të njëjtin qëndrim dhe sot?

Kur Rama vlerësonte Metën: Presidenti më i mirë që kemi

Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta njoftoi mos dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Duket se vendimi nuk është pritur mirë nga ana e mazhrancës dhe këtë e konfirmon edhe fakti që Rama u dërgoi deputetëve të tij një mesazh ku i kërkonte që të mos reagonin ndaj këtij vendimi. Mesa duket kreu i mazhorancës i druhej një ‘shpërthimi’ kundër Presidentit nga ana e deputetëve të tij.

Nuk dihet ende sa do të ndikojë ky vendim i Presidentit në raportet me mazhorancën, por më poshtë po sjellim qëndrimin që Rama ka shprehur ndaj Metës në maj të këtij viti.

Në një intrvistë për Abc News, Rama u shpreh se Meta është Presidenti më i mirë që ka pasur vendimi dhe nuk ka bërë asnjë gabim deri më tani.

“Nuk e zgjodhëm si përfaqësuesin tonë, por e zgjodhëm si përfaqësues të opozitës dhe më adapt se Meta nuk mund të gjenim.

Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim, po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.

Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur”- u shpreh Rama në “Abc News”.

Por pyetja që shtrohet, pas vendimit të djeshëm të kreut të shtetit, a ka sërish Rama të njëjtin mendim për Metën President?

Të fundit