Flash News

KRYESORE

Kurti: Varret masive dhe gjenocidet janë e vërteta e Serbisë

Kurti: Varret masive dhe gjenocidet janë e vërteta e Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kritikuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, pasi ai mohoi që të ketë ndodhur masakra e Reçakut.

Njeriu i cili pritet që të marrë detyrën e kryeministrit në Kosovë, u shpreh se kreu i shtetit serb nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, e tani e mohon edhe masakrën e Reçakut.

“Ai nuk pranoi ta quante Srebrenicën një gjenocid, tani ai mohon masakrën e Reçakut. Ai dëshiron të kalojë në një të ardhme paqësore, pa pranuar krime e së kaluarës. Por gjenocidi, varret masive dhe masakrat, janë e vërteta e Serbisë. Është koha për Vuçiçin të fillojë të merret me të”, shkroi Kurti në Twitter.

Reagimet në Kosovë kanë qenë mjaft të forta pas deklaratës së Vuçiçit, ndërsa ata i bëjnë thirrje edhe BE-së që të dënojë këtë qëndrim jonormal.

Të fundit