Flash News

KRYESORE

Kush janë vëllezërit që iu sekuestruan 2.2 milionë euro pasuri, njëri prej tyre i arrestuar në vitin 2015 për vrasje

Kush janë vëllezërit që iu sekuestruan 2.2 milionë euro

Policia iu ka sekuestruar sot 9 apartamente , 2 dyqane dhe një garazh, në vlerën e 2.2 milion eurove shtetasve Armando dhe Alekt Gorezi,  44 dhe 47  vjeç, (vëllezër) banues në Tiranë.

Armando Gorezi paraqitet me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin  2015 në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2014, ndërsa akuzohej për një vrasje të kryer në Itali.

“Më datë 14.02.2015, në rrugën e “Elbasanit”, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana dhe Specialisët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Armando Gorezi, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata Torino, Itali, ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 5364/12RGNR- 24320/13 RG GIP, datë 06.05.2014, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga nenet 575 e 577 të Kodit Penal Italian.

Gjithashtu në ngarkim të këtij shtetasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka rinisur procedimin penal për veprën penale të “Trafikimit të personave”, pasi ky shtetas dyshohet të këtë trafikuar shtetasen E.K. e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana si person i humbur”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në vitin 2017 Armando Gorezi, i dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e shqiptarit Idrit Kuçi në Itali në vitin 2011 është liruar nga të gjitha akuzat nga Apeli italian. Dyshohej se ai e kishte vrarë Kuçin për prishje të pazareve të drogës.

 

Të fundit