Flash News

KRYESORE

Kuvendi vulosi marrëveshjen e 5 qershorit, reagon OSBE: Mirëpresim miratimin, zbatimi është kyç!

Kuvendi vulosi marrëveshjen e 5 qershorit, reagon OSBE: Mirëpresim

OSBE-ODHIR në Tiranë ka reaguar pasi Kuvendi ka votuar ditën e sotme marrëveshjen e 5 qershorit me 97 vota pro.

Në reagimin e saj OSBE thotë se e mirëpret miratimin, ndërkaq thekson se zbatimi është kyç.

OSBE apelon palët të vijojnë dialgun dialogun për reforma të mëtejshme.

“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç.

Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, thuhet në reagimin e OSBE.

Të fundit