Flash News

KRYESORE

Laert Vasili publikon momentet e sherrit te Teatri Kombëtar: Robert Budina më futi thonjtë në grykë dhe më shau me libër shtëpie

Laert Vasili publikon momentet e sherrit te Teatri Kombëtar: Robert Budina

Aktori Laert Vasili ka publikuar në Facebook një video ku edhe siç dëgjohet  tregon për një përplasje jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar. Përplasja ka ndodhur mes Vasilit dhe dhe aktorëve të “Aleancës për mbrojtjen e Teatrit”.

Në videon e postuar dëgjohet i gjithë debati që zhvillohet për disa postera, qw pretendohet se janw grisur nga aktori Vasili.

Sipas aktorit Vasili regjisori Robert Budina e ka dhunuar dhe e e ka sharë me ‘libër shtëpie’ dhe e paralajmëron se do të përballet me drejtësinë.

“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!

Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!

P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!”, shkruan Laert Vasili sipër video së postuar.

Të fundit