Flash News

KRYESORE

“Largohem për shkak të evazionit ruso- kinez”, Kryemadhi flet për deklaratën e këshilltarit të LSI që iu bashkua PS

“Largohem për shkak të evazionit ruso- kinez”, Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadh ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin‘“5 pyetjet nga Babaramo”, ku komentoi ngjarjet e aktualitetit duke filluar nga protesta te Rruga e Kombit, mundësia e rikandidimit të Veliajt dhe vendosja e taksës për biznesin e vogël.

Po ashtu, ajo ka folur edhe per largimin e 54 këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së. Kryemadhi theksoi se disa prej tyre janë njerëz të paaftë, ndërsa quajti qesharake deklaratën e disa këshilltarëve që deklaruan se largoheshin për shkak të evazionit ruso-kinez. Kryemadhi nuk i tha emrat e tyre.

“Mund të ketë shumë këshilltarë që nuk pajtohen me qëndrimin politik të LSI por më deklaratë qesharake se largohen për evazionin rus apo kinez. Janë 54 këshilltarë nga 500 e ca që ka LSI. Nga këta 54, vetëm 20 janë të LSI, sepse 34 këshilltarë të tjerë kanë qenë të partive të tjera politike dhe kanë thënë që po ikim si të LSI. Për shembull, ai i Belshit nuk është i LSI, është nipi i Luan Duzhës që është deputet i PS, ka qenë deputet i Partisë Republikane, kaloi me LSI në zgjedhjet e 2013 dhe tani është deputet i PS”, ka theksuar Kryemadhi.

Ndërkohë, pjesëmarrja e disa deputetëve të LSI-së në Komisionet Parlamentare ngjalli dyshime për përçarja brenda grupit, por këto zëra janë mohuar nga kryetarja e LSI.

“Kjo nuk është e vërtetë. Z. Haxhinasto ka qenë në komisionin e ekonomisë, njëjte edhe z. Vasili në atë të shëndetësisë. Kjo, për shkak sepse ishin kërkuar dëgjesa nga grupet e interesit, ku z. Haxhinasto kishte të bënte për çështjet ekonomisë, ndërsa z. Vasili për autizmin. Ajo ishte le të themi një lloj prezence. Unë jam për mosbindje civile edhe brenda parlamentit, por po themi është një vendim i organizuar”, ka përfunduar ajo.

Të fundit