Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Le Monde: Në Shqipëri Teatri Kombëtar i shkatërruar nga qeveria, "një akt barbar"
Gazeta me e madhe franceze 'Le Monde' e cilëson një akt barbarie shembjen e Teatrit nga qeveria.
"Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe fadromat për të shkatërruar një nga institucionet kulturore të vendit, dhe një nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytet.
Kryeministri shqiptar Edi Rama kënaqet të nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i kryeqytetit, Tiranë, midis viteve 2000 dhe 2011, ai u bë i njohur në të gjithë botën duke rilyer fasadat e stilit sovjetik e duke i kthyer në një tërheqje turistike.
Por, të Dielën, 17 maj, i njëjti Edi Rama, 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi në agim policinë dhe fadromat për të shkatërruar një nga institucionet kulturore dhe një nga sallat e tij të rralla të performancës, Teatri Kombëtar.
Disa duzina artistë dhe protestues që kishin qëndruar për të mbrojtur ndërtesën për më shumë se dy vjet u nxirren me forcë.
"Ata erdhën në orën 4:15 të mëngjesit, ne ishim ende rreth gjashtëdhjetë vetë, ata evakuuan dhe nisën shembjen me buldozer", thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për mbrojtjen e teatrit, i cili luftoi që nga viti 2018 për të shpëtuar këtë ndërtesë, të ngritur në vitin 1940 kur vendi u pushtua nga Italia", shkruan Le Monde.