Analisti Alfred Lela mendon se masat e forta të policisë në mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” u morën për të shmangur precedentin e Kukësit. Gjatë protestave për vendosjen e taksës në “Rrugën e Kombit”, pati përleshje të ashpra mes banorëve të zonës e policisë, duke detyruar qeverinë Rama të tërhiqej.
“Megjithëse ngjarja ka qenë në kryeqytet, përpjekja ka qenë për të parandaluar precedentin e Kukësit. Qeverisë i është tronditur bazamenti përballë një proteste ka qenë pas ngjarjes së Kukësit.
Edhe këtë radhë më duket se po ngjanë shuam gjëra. Kukësi ka qenë precedenti më i rëndë për qeverinë. Unaza e Madhe e ka këtë ngarkesë, duam apo nuk duam. Qoftë edhe prejardhja e banorëve të zonës e bën pak më luftarake rezistencën.”, tha Lela në emisionin “Real Story” në News 24.
Discussion about this post