Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Lidër të industrisë; Samsung dhe MSC Cruises marrin çmimin e parë për projektin 'LED'
Çmimi i pare për përvojën më të mirë të përgjithshme të klientit nga Daily DOOH i është dhënë Samsung Electronics dhe MSC Cruises; një publikim kryesor i industrisë, në njohje të inovacionit të tyre të jashtëzakonshëm në sinjalizimet dixhitale.
Samsung siguroi ekranet inteaktive touchscreen, sinjalistikën dixhitale dhe mbi 2.400 televizorë në kabinat e MSC Grandiosës – anija më e fundit dhe më e madhe e MSC Cruises – si pjesë të partneritetit të saj të gjatë me kompaninë. MSC Cruises lançoi ekosistemin dixhital ‘MSC for Me’ në 2017 për të sjellë përvojën më të fundit të lundrimit të lidhur për mysafirët e saj.
Luca Pronzati, Chief Business Officer për Inovacionin në MSC Cruises, është shprehur duke thënë për këtë se:
"Qielli më i gjatë LED në det është një nga karakteristikat unike të anijeve tona të gjeneratës Meraviglia, duke përfshirë MSC Grandiosa, që e bën përvojën unike në detin Mesdhe edhe më të papërsëritshme. Ne kemi punuar së bashku me Samsung për të krijuar këtë element thelbësor të hapësirës multifunksionale, duke përdorur teknologjinë më të lartë. Kjo krijon ambiente dhe atmosfera të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe natës, e gjithashtu luan një rol kryesor në orarin e argëtimit me gamën e tij të shfaqjeve magjepsëse."
E ndërsa Seog-gi Kim, Zv. President Ekzekutiv, Visual Display Business në Samsung Electronics tha se:
"Që nga momenti kur ata hipin në bord dhe gjatë gjithë udhëtimit të tyre, pasagjerët do të shikojnë dhe bashkëveprojnë me ekranet Samsung që shfaqin cilësi të shkëlqyera të figurës dhe përdorim intuitiv."