Flash News

KRYESORE

Lidhja që zgjati 11 vite, Zanfina Ismaili tregon për herë të parë për ndarjen me Faton Shoshin

Ndoshta jo të gjithë e dini por Zanfina Ismaili dhe Faton Shoshi kanë qenë të lidhur për 11 vite. Fatoni është bërë i njohur për publikun shqiptarë më shumë si menaxheri i Era Istrefit (dhe i dashuri i dyshuar i saj) sesa për lidhjen që ka pas me Zanfinën.

Por, si duket ata duket se janë ndarë miqësisht dhe pa zhurmë mediatike dhe asnjëri nga ata nuk kanë folur rreth ndarjes. Për herë të parë, Zanfina ka treguar në emisionin "Mirage", motivet që e kanë detyruar t'i japë fund kësaj historie të gjatë dashurie.

"Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi i besimit, vjen edhe fundi i lidhjes”, u shpreh Zanfina.

Të fundit