Flash News

KRYESORE

Ligji i dekriminalizmit e detyron Edi Ramën të ndryshojë gjithë ekipin në Lezhë

Qarku i Lezhës u kthye në problem për kryeministrin Rama pas zgjedhjeve të vitit 2013 për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

PS mori dy deputetë në 2013, Mimi Kodhelin dhe Armando Prengën. Por Kodheli e la mandatin pasi u bë ministre e Mbrojtjes.

Si rregull mandatin duhet ta merrte një prej zonjave që ishin në listë. Befas, Mejreme Delishi dhe Mirela Neli nuk e pranuan mandatin. Automatikisht mandati i kaloi Arben Ndokës. Por edhe nuk e gëzoi për shumë kohë, pasi dha dorëheqjen teksa ishte miratuar ligji i dekriminalizimit. Të njëjtën gjë bëri edhe Armando Prenga, i cili u largua nga Parlamenti.

Nga ana tjetër Ndrec Dedaj, i katërti në listë, kandidoi për kryetar Bashkie në Mirditë në vitin 2015, duke lënë listën. Mandatin e Ndokës e mori Eduard Ndocaj. Ndërsa të Prengës nuk e mori dot Kastriot Piroli për shkak të probleme që kishte me ligjin, por e mori Petrit Gjoni i LSI-së, raporton Panorama.

Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së, Rama vendosi të ndryshojë të gjithë listën e Lezhës dhe asnjë prej shtatë emrave që janë sot në listë nuk ishin në vitin 2013.

Të fundit