Flash News

KRYESORE

Listat e hapura, Gjiknuri: I njëjti nivel parlamenti do jetë!

Listat e hapura, Gjiknuri: I njëjti nivel parlamenti do jetë!

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri mendon  se si me lista të hapura apo të mbyllura rezultati i zgjedhjeve nuk do ndryshonte.

I ftuar në Real Story Gjiknuri sqaron se pavarësisht ndryshimit të sistemit nuk vjen në pushtet, nuk ndryshon rezultati shumë dhe përsëri ky nivel parlamenti do ishte.

“Ka një limit për listat e hapura. Qarkullimi që i bëri PD listave të atyre që ikën dhe erdhën, do ishin i njëjti produkt si konkurrenca e brendshme. Një kategori e sheh sikur do qarkullojnë elitat. Një tjetër thotë se nuk do jetë në dorë të kryetarëve, por listat prap kryetarët do i bëjnë. Krijohet një tension i brendshëm që është dhe i mirë brenda partive. Nuk i tund themelet kryetarit të partisë.

Me sistemin që është nuk do ndryshonte rezultatin. Sistemi nuk të sjellë në pushtet. Politikanët janë një kampion i mesatares së votimeve. Dhe kjo është në gjithë botën. Të gjithë mendojnë sikur do ndryshojë, i njëjti nivel parlamenti do jetë. Shihni listat e PD. Modeli danez është më i komplikuar, kërkon një tjetër ndarje administrative të Shqipërisë dhe është e i korrektuar. Asnjë sistem nuk ka perfekt tek vota”– tha Gjiknuri.

Të fundit