Flash News

KRYESORE

Lorik Cana bëhet baba për herë të dytë, Monca sjell në jetë vajzën e tyre

Lorik dhe Monica Cana janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze, të cilën e kanë quajtur Enkelejda. Ky emër ishte përcaktuar që para se vajza të vinte në jetë dhe vetë Loriku ka treguar këtë detaj.

Lajmi është bërë i ditur nga burime për Lajmi.net & Panorama Sport, teksa vetë çifti ende nuk kanë publikuar asgjë në rrjetet sociale.

Sipas burimeve, thuhet se Enkelejda ka ardhur në jetë ditën e djeshme. Çifti Cana kanë edhe një djalë, Boikenin i cili është 4-vjeç.

Të fundit