Flash News

KRYESORE

Luante me fëmijët në park, arrestohen dy personat që i morën çantën me para

Luante me fëmijët në park, arrestohen dy personat që i

Dy persona përfunduan në pranga pasi akuzohen se i morën çantën me para një personi, teksa ky i fundit po lozte me fëmijët në një park në Lezhë.

Sipas policisë, në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestuan në flagrancë E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e provës materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Të fundit