Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi i’u “përvishet” kritikëve të protestës: Manipulatorë profesionistë, kalemxhinj të neveritshëm

Luçiano Boçi i’u “përvishet” kritikëve

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj deklaratave dhe daljeve të fundit në media të analistëve dhe gazetarëve të ndryshëm të cilët u shprehën se protesta e opozitës kishte shumë të meta.

Ai i ka cilësuar si reptilë me gjakun të bërë ujë, për shkak të vërtetës së shpalosur sot. Sipas Boçit ata po shtrydhin këto orë qelbin e shpirtit të tyre, për të gjetur aty "të metat" e mitingut të Opozitës. 

Statusi i plotë:

"Manipulatorë profesionistë, hartimxhinj skutash, kalemxhinj të neveritshëm, hardhuca të botoksuara, "skribë" fishkëllyes e lloj lloj reptilësh me gjakun të bërë ujë, për shkak të vërtetës së shpalosur sot, po shtrydhin këto orë qelbin e shpirtit të tyre, për të gjetur aty "të metat" e mitingut të Opozitës!?

Mëshirë e keqardhje për këtë kor!

Qytetarët opozitarë triumfuan!"

Të fundit