Flash News

KRYESORE

Luku: Abuzimi i 15-vjeçares për dy vite rresht, dështim spektakolar i strukturave shtetërore për mbrojten e fëmijeve

Luku: Abuzimi i 15-vjeçares për dy vite rresht, dështim

Elvin Luku, gazetar, dhe drejtues i Qendrës Shqiptare MediaLook komenton abuzimin seksual të  15 vjeçares në Babrru, ngjarje që prej ditësh është bërë kryefjalë në media.

Luku ngre shqetësimin për mosfunksionimin e strukturave mbrojtësë në shtet, nga policia e shtetit tek agjencia kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Ai shkruan se të gjitha këto struktura, e investim janë në ‘gjumë’, pasi nuk japin asnjë produkt final, e asnjë rezultat.

Luku risjell edhe një shkrim publikuar në prill, me temë: Drejtësia e papërgatitur ndaj pedofilisë: Fëmijët në rrezik! 98 pedofilë sërish të lirë

Reagimi i plotë

Abuzimi i 15-vjecares per dy vite rresht eshte deshtimi me spektakolar i strukturave shteterore per mbrojten e femijeve:

  1. Policia e shtetit - Njesite vendore te policise kane detyre paresore parandalimin dhe evidentimin e rasteve te dhunes dhe abuzimit me femijet. Dy vjet, edhe pas parrullave, policia e Ardi Veliut - drejtorit qe merret me selektim video te grave, eshte ne GJUME!!!
  2. Krimi kibernetik brenda policise se shtetit - Ne gjumeeee.... Sikurse thoshte nje drejtues i ALO 116 , jane vene ne levizje pas nje telefonate.... TMERR... Policia e hetimit horizontal vihet ne levizje nga nje njoftim ne nje medium vertikal.... o zot! Po na del me efikas telefonia fikse se interneti... vetem ne Shqiperi ndodh...
  3. Strukturat lokale per mbrojtjen e femijeve .... ne gjumin dimeror.... ne karantine... dy vjet, tmerr, parrulla neper mure, mbyllin syte kur kalojne... marrin para publike kot.... shperdorim leku....
  4. Psikologu neper shkolla - strukture deri tani e deshtuar, zbulueshmeria per faqe te zeze... Ministrja e Arsimit thote do shtojme psikolog!!! Dmth do shtoje vende pune te paguara per te mos bere asnje pune...
  5. Agjencia Kombetare Per Mbrojtjen e Femijes - kerkon llogari per gjithe strukturat lokale, per mire apo keqfunksionimin e tyre.... DESHTIM!!!!

Gjithe keto struktura, gjithe ai investim dhe para publike e shperdoruar, pa asnje produkt, pa asnje rezultat...

Ne hulumtimin e Qendra Shqiptare MediaLook mbi abuzimin seksual me femijet realizuar me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, zbulueshmeria e strukturave shteterore rezulton me pak se 3% ...

Deshtim spektakolar!

Të fundit