Flash News

KRYESORE

Lushnje, gjendet i vrarë me armë zjarri pronari i një lokali

Lushnje, gjendet i vrarë me armë zjarri pronari i një lokali

Shënohet një tjetër vrasje me armë zjarri, por kësaj herë në Lushnje.

Një person është gjendur i pajetë brenda lokalit të tij në lagjen “Kadri Gjystri”. Sipas të dhënave të para nga policia, viktima është Enver Boriçi 52 vjeç.

Viktima u gjet i pajetë nga klientët e lokalit i qëlluar me plumb në kokë, ndërsa pranë tij nuk është gjetur armë zjarri.

“Sot rreth orës 07:45, në lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit